Sporti

Ndryshim i madh, emërimet e gjyqtarëve do të mësohen vetëm një ditë para ndeshjeve në La Liga

08/12/2025 17:11
nga:Mergim Rreci

Komiteti i Emërimeve të Gjyqtarëve të Futbollit Profesional të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit do të publikojë emërimet e gjyqtarëve për çdo ndeshje një ditë para se ajo të zhvillohet, para orës 16:00 sipas orës lokale.

Ky vendim është pjesë e një sërë masash për të riorganizuar trupin e gjyqtarëve, të miratuara bashkërisht për këtë sezon nga të gjithë pjesëmarrësit në futbollin spanjoll.

Kështu, të enjten do të shpallen gjyqtarët për ndeshjet e së premtes, të premten – për ato të së shtunës, e kështu me radhë për të gjitha ndeshjet e La Liga-s dhe La Liga 2.

/GazetaBlic Sport/