Lajme

Avokati Jashari: “Në Kosovë mund ta vrasësh dikë pa u ndëshkuar”, akuzon shtetin për tolerim të krimeve

08/12/2025 17:05
nga:G B

Vrasje të njëpasnjëshme në Kosovë, kryerësit ende në arrati, flet avokati: “Shteti po i toleron krimet”.

Pas serisë së vrasjeve të fundit në vend, ku autorët ende nuk janë arrestuar ose janë në arrati, avokati Arben Jashari ka reaguar për “Kosova Live”, duke e cilësuar situatën si tregues të paaftësisë së institucioneve.

Sipas Jasharjt, shteti po tregon se po i toleron krimet.

“Shteti po i toleron vrasjet dhe po dështojnë t’i arrestojnë autorët. Kjo dërgon mesazh se mund të vrasësh dikë dhe të shpëtosh pa u ndëshkuar”, ka thënë Jashari.

I njejtj shtoj tutje se ky perceptim rrezikon tutje të normalizojë krimin në shoqëri.