Lajme

Haradinaj uron 26-vjetorin e Doganës së Kosovës: Një shtyllë e sovranitetit dhe sigurisë

08/12/2025 14:31
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Doganën e Kosovës për 26-vjetorin e themelimit dhe diplomimin e gjeneratës së re të oficerëve doganorë, raporton GazetaBlic.

Në një postim, Haradinaj theksoi se ky institucion, i ngritur në ditët e para të lirisë, vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të sovranitetit të vendit.

Ai e cilësoi Doganën një mbrojtëse të kufijve, ekonomisë dhe sigurisë së Kosovës, duke uruar zyrtarët doganorë dhe oficerët e rinj për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në detyrë.