Lajme

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit

08/12/2025 09:46
nga:Genita C

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e cila ndodhi ditë më parë në Baicë të Lipjanit.

I dyshuari T.K ra në prangat e policisë pas një angazhimi intensiv hetimor, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë.

Kështu deklaroi Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi ajo.

Kjo ngjarje kishte tronditur Kosovën.

Trupi i pajetë i viktimës, Enver Bajraktarit, ishte gjetur i varrosur në një arë të misrit.