Lajme

Shukri Buja në Shalë e Krojmir: Mikpritja e jashtëzakonshme – gjithmonë bastione të PDK-së

08/11/2025 20:17
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar takimet me shtabin e PDK-së në Krojmir dhe Shalë, raporton gazet Blic.

Ai ka thënë se mikpritja e jashtëzakonshme tejkaloi parashikimet.

Buja ka shtuar se këto dy fshatra janë bastione të PDK-së gjithmonë.

Postimi i tij i plotë:

Shala dhe Krojmiri: gjithmonë bastione të PDK-së!

Edhe sonte, takimet tona me shtabin e PDK-së në Krojmir dhe Shalë e dëshmuan fuqinë e këtij besimi. Mikpritja e jashtëzakonshme nga banorët tejkaluan çdo parashikim.

Në mandatet e mia si kryetar, në Shalë dhe Krojmir janë investuar miliona euro në projekte konkrete për zhvillim. Në mandatin e ardhshëm, do të investojmë miliona të tjera për t’i bërë këto vendbanime shembull të zhvillimit dhe mirëqenies.

Së bashku me Ganen dhe Pajtimin në Krojmir, si dhe Edisonin në Shalë, kandidatët tanë për Asamblenë Komunale, që sjellin përvojë dhe energji të re, do t’i shndërrojmë Shalën dhe Krojmirin në qendra moderne urbane, të denja për të jetuar e për të punuar.