Lajme

Aksident i rëndë mes tri veturave në Komoran, të lënduarit të shtrirë në rrugë

08/11/2025 18:47
nga:G B

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes tri veturave në Komoran, raporton Gazeta Blic.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta Blic nga vendi i ngjarjes, të lënduarit shihen të shtrirë në rrugë, derisa nuk dihet për viktima apo numrin e të lënduarve.

Gazeta Blic ka kontaktuar policinë por nuk kanë kthyer ende përgjigje.