Lajme

Tre të lënduar nga aksidenti në dalje të Mitrovicës

08/11/2025 15:19
nga:G B

Tre  persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur gjatë ditës së sotme në dalje të Mitrovicës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Tutje ai shtoi se këto janë informacionet fillestare, dhe se të përfshira janë dy vetura.