Sporti

Reagimi i Ezes kur u pyet nëse do t’i bashkohet Arsenalit pas fitores në Community Shield “çmend” tifozët e londinez

08/10/2025 22:29
nga:G B

Tifozët e Arsenalit janë bindur se Eberechi Eze do t’i bashkohet klubit të tyre, pasi panë një video virale pas Community Shield.

Tifozët e Arsenalit u bënë të çmendur pasi panë reagimin e Eze kur u pyet nëse do t’i bashkohet Gunners.

Eze, i cili shënoi golin vendimtar ndaj Manchester City në finalen e FA Cup për t’i dhënë Crystal Palace trofeun e tyre të parë të madh, u rikthye në Wembley të dielën për të ndihmuar Eagles të fitonin Community Shield kundër kampionëve të Premier League, Liverpool.

Ndeshja përfundoi 2-2, me golat e futbollistëve të rinj të Liverpoolit, Hugo Ekitike dhe Jeremie Frimpong, dhe Jean-Philippe Mateta dhe Ismaila Sarr për ekipin e Oliver Glasner.

Palace fitoi 3-2 në penallti, megjithëse Eze dështoi të shënonte pasi goditja e tij u prit nga Alisson Becker – Mo Salah, Alexis Mac Allister dhe Harvey Elliott të gjithë gabuan nga pika e bardhë.