Lajme

Selami dhe Edmond Hasani, babë e bir që u vranë sot në Gjilan

08/10/2025 15:34
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në orën 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku brenda një kafeneje dy të shtënat çuan në vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Mësohet se viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde.

I dyshuari për vrasjen është Mefail Shkodra, i cili aktualisht është në arrati.

Ngjarja po hetohet nga njësitet përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit. Forcat e rendit janë të pranishme në vendin e ngjarjes, të bashkëpunuar me njësitet rajonale hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse