Lajme

Vendimi për Igor Popoviq do të merret pasdite

08/08/2025 10:27
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq.

Vendimi ndaj tij do të merret në orën 14:00. Popoviq akuzohet se me dashje ka nxitur e përhapur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike. Ndaj tij do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar.

Më 5 gusht, Prokuroria Speciale ka njoftuar se me ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë.

Popoviq u arrestua më 19 korrik në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak, një ditë pasi mbajti fjalim në fshatin Hoçë të Madhe të Rahovecit.