Lajme

Buja takon drejtuesit e Handikos në Lipjan: Asnjë person me aftësi të kufizuar nuk do të lihet pas!

08/07/2025 14:34
nga:G B

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit, ka takuar Drejtorin e Hendikosit për Lipjan, z. Afrim Mena dhe anëtarët e kryesisë të shoqatës në Lipjan, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se asnjë person me aftësi të kufizuar nuk do të lihet pas, në mandatin e tij si kryetar në Lipjan.

“Për çdo 50 të punësuar në administratën komunale dhe sektorin publik nën menaxhimin e komunës, do të punësohet të paktën një person me aftësi të kufizuar, ashtu siç e kërkon ligji por edhe ndërgjegjja jonë njerëzore dhe sociale”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Asnjë person me aftësi të kufizuar nuk do të lihet pas!

Në takim me Drejtorin e Hendikosit për Lipjan, z. Afrim Mena dhe anëtarët e kryesisë të shoqatës në Lipjan.

Gjatë mandatit tim si kryetar i ardhshëm i Komunës së Lipjanit, do të zbatoj në mënyrë të rreptë legjislacionin për punësimin dhe aftësimin profesional të personave me aftësi të kufizuara.

Për çdo 50 të punësuar në administratën komunale dhe sektorin publik nën menaxhimin e komunës, do të punësohet të paktën një person me aftësi të kufizuar, ashtu siç e kërkon ligji por edhe ndërgjegjja jonë njerëzore dhe sociale.

Do të siguroj mbulimin e plotë të shpenzimeve të udhëtimit dhe ushqimit për të gjithë personat me aftësi të kufizuara që ndjekin trajnime për aftësim dhe riaftësim profesional.

Çdo kërkesë nga shoqatat që përfaqësojnë këtë kategori do të trajtohet me seriozitet, përkushtim dhe vëmendje të veçantë.

Ky nuk është vetëm një premtim elektoral por është angazhim personal dhe institucional.

Ne e mbajmë fjalën, e veçanërisht unë!

Për ne, fjala është fjalë. Premtimi është zotim!