Ngjarjet e ditës: 06 gusht 2025
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për dialog, Peter Sørensen. (Ora 10:00, Kabineti i presidentes)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë konferencë për media. (Ora 11:00, Zyrat e OVL-UÇK-së)
Punonjësit e RTK-së nisin protestë të përgjithshme për paga dhe buxhet (Ora 11:00, Para Kuvendit të Kosovës)
Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia vizitojnë punimet në Klinikën e Kardiologjisë. (Ora 13:30, QKUK)
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mban konferencë për media, me rastin e lansimit të thirrjes publike për përkrahjen financiare të NMVM-ve në sektorin e Industrisë Kreative. (Ora 14:30, MINT)


