Sporti

Ter Stegen pengon Barcelonën, klubi hap procedura disiplinore

08/05/2025 16:09
nga:Mergim Rreci

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka refuzuar të japë pëlqimin e tij që klubi t’ia dërgojë raportin e tij të dëmtimit Komitetit Mjekësor të La Ligës, shkruan Mundo Deportivo.

Refuzimi i tij bllokon mundësinë e përdorimit të 80% të pagës së tij për qëllime të Fair Play Financiar për të regjistruar lojtarë, gjë që do të ndodhte nëse konfirmohet se ai do të mungojë për të paktën katër muaj.

Duke pasur parasysh pozicionin e tij, Barcelona po hap menjëherë procedura disiplinore, të cilat mund të çojnë në një sanksion, pasi beson se qëndrimi i tij është dëmtues për klubin dhe shokët e tij të ekipit.

/GazetaBlic Sport/