Lajme

Besnik Osmani: Berbatovci i bashkohet listës fituese të LDK-së

08/05/2025 11:15
nga:Gazeta Blic

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se listës së kësaj partie për Asamble Komunale i është bashkuar edhe Isen Berbatovci.

“Përkushtimi i tij i palëkundur ndaj komunitetit si një humanist i madh, së bashku me përvojën e pasur dhe vizionin e qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës, e bëjnë atë një vlerë të shtuar për ekipin e LDK-së dhe për të ardhmen e qytetarëve”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Isen Barbatovci i bashkohet listës fituese të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale

Me titullin Master në Menaxhment Informatik dhe mbi 20 vite përvojë në projekte me organizata ndërkombëtare, përfshirë angazhimin si koordinator në organizatën humanitare CESVI, Iseni sot drejton me sukses agjencinë për patundshmëri “KIKI”.

Përkushtimi i tij i palëkundur ndaj komunitetit si një humanist i madh, së bashku me përvojën e pasur dhe vizionin e qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës, e bëjnë atë një vlerë të shtuar për ekipin e LDK-së dhe për të ardhmen e qytetarëve.