Lajme

Euronews: Netanyahu thotë se është marrë vendimi për pushtimin e plotë të Gazës

08/04/2025 20:38
nga:Y I

Zyra e Kryeministrit të Izraelit i ka thënë Shefit të Shtabit, Gjeneral Lejtnant Eyal Zamir se, “Nëse kjo nuk i përshtatet atij, duhet të japësh dorëheqjen”, referuar pushtimit të Gazës.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi të hënën se është marrë vendimi për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës.

Në një mesazh, Zyra e Kryeministrit i tha Shefit të Shtabit, Gjeneral Lejtnant Eyal Zamir se, “Nëse kjo nuk i përshtatet atij, duhet të japësh dorëheqjen”, ka raportuar Euronews.