Lajme

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

08/04/2025 19:57
nga:Y I

Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të pezulluar kundërtarifat ndaj mallrave amerikane, një veprim që synon t’i japë fund luftës tregtare midis dy anëve të Atlantikut.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, bëri të ditur se “BE-ja vazhdon të punojë me Shtetet e Bashkuara për të finalizuar një deklaratë të përbashkët”.

Si rezultat i kësaj, Komisioni do të marrë masat e nevojshme për të pezulluar kundërmasat e BE-së, të cilat do të hynin në fuqi më 7 gusht.

Miratimi i kësaj mase pritet të bëhet nesër, më 5 gusht.

Burime nga brenda Komisionit Evropian thonë se udhëzimet e presidentes Ursula von der Leyen kanë qenë të qarta.

Sipas saj, duhet besuar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shmanget çdo provokim që mund të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve.

Kjo lëvizje strategjike shihet si një përpjekje për të mbajtur hapur negociatat dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.