Lajme

Besnik Tahiri për Dukagjin Lipën: Shembull i gjallë i asaj çfarë do të thotë ta duash vendin tënd përmes punës

08/03/2025 19:58
nga:Genita C

Ish-deputeti Besnik Tahiri ka theksuar rëndësinë e lirisë, njeriut dhe artit, duke e lidhur këto vlera me suksesin e Festivalit Sunny Hill në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se festivali nuk ishte vetëm një ngjarje muzikore, por një dëshmi e fuqishme e lirisë që rinia e Kosovës tani e jeton dhe e shijon si të barabartë me rininë evropiane.

Tahiri lavdëroi Dukagjin Lipën, për përkushtimin e tij ndaj atdheut, duke ndihmuar në ndërtimin e një trashëgimie përmes festivalit.

Në fund, ai e vlerësoi Duan Lipën si një përfaqësuese të jashtëzakonshme të Kosovës, duke e quajtur atë një vlerë kombëtare që ndriçon vendin në botë.