Lajme

Syla për pagesat e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së: ‘Ish-ministrja Haxhiu ka nxjerr një urdhër administrativ skandaloz’

08/02/2025 10:08
nga:Y I

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Gazmend Syla, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur edhe në lidhje me pagesat e avokataëve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Syla tha se ish-ministrja Haxhiu ka nxjerr një urdhër administrativ në këtë Ministri ku i ka vendos një ‘tavan’ se në rast se mbrojtja do të kërkojë fonde shtesë për mbarëvajtjen e punës tyre atje, mos t’iu lejohet t’iu japë.

Ai e ka cilësuar këtë vendim si të qëllimshëm dhe skandaloz.

“Shteti jonë ka kontraktu disa avokatë mbrojtës të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen, do të provojnë të brojnë dhe hedhin poshtë të gjitha ato akuza që i ka prodhuar Prokuroria së bashku me Prokurorinë e Serbisë, Gjykata Speciale në këtë rast. Ne kemi kontratë me t’a, shteti jonë ka marrë obligime ndaj tyre. Ministria e Drejtësisë së fundmi tani, zonja Haxhiu…ish-ministre, ka nxjerr një urdhër administrativ në këtë Ministri ku i ka vendos një ‘tavan’ se në rast se mbrojtja do të kërkojë fonde shtesë për mbarëvajtjen e punës tyre atje, mos t’iu lejohet t’iu japë. Ky ka qenë një vendim skandaloz i saj, ka qenë i qëllimshëm, prandaj ne kemi bë thirrje, jemi alarmu, sepse është alarmu edhe vetë mbrojtja atje. Avokati i Thaçit, zoti Misetiç, ka ngritur këto shqetësime dhe ka thënë që “në rast se Kosova nuk respekton kontratën që e kanë me t’a ata ka mundësi edhe mu largu mos me pas mundësi me vazhdu punën’. Në fakt vetëm është kriju një precedent, dy avokatët e tjerë veç janë largu më herët, një i zotit Thaçi dhe një i zotit Veseli për shkak të këtyre pasojave që shteti jonë nuk i ka realizu ato premtime dhe atë kontratë që ka aptur me ta” tha Syla në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”