Lajme

Shfaqet nepërka në periferi të Pejës

08/01/2025 08:09
nga:Y I

Me rritjen e temperaturave, në shumë zona të Kosovës janë shfaqur gjallesa të ndryshme.

Në qytetin e Pejës është raportuar për shfaqjen e një nepërke, një nga gjarpërinjtë më helmues që gjenden në vend.

Pamjet dhe paralajmërimet kanë shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët frikësohen për sigurinë e tyre, veçanërisht në zonat e gjelbra apo afër lumenjve.

Nga Spitali Rajonal i Pejës kanë bërë të ditur, siç raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, se janë të gatshëm për çdo shërbim.