Lajme

Parashikimi i motit për sot

07/31/2025 07:05
nga:Y I

Vransira më të shumta që përshkojnë vendin ditën e enjtë, orëve të mëngjesit mund të shoqërohen me riga lokale shiu, apo ndonjë rrebesh të shkurtër, kryesisht pjesëve jugore e lindore.

Ditën nuk mungojnë intervale me diell, e pasdite më vonë riga lokale shiu paraqiten pjesëve veriore.

Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, ndërsa ato maksimale pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 24C e 27C.

Frynë ende erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-9m/s.