Sporti

FCSB – Drita, ndeshja e parë në Rumani, ndeshja e dytë në ‘Fadil Vokrri’

07/30/2025 22:17
nga:Mergim Rreci

Drita e ka mësuar kundërshtarin në raundin e tretë të Europa League.

Skuadra kosovare do të përballet me FCSB, shkruan GazetaBlic Sport.

Rumunët u eliminuan nga Shkëndija në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë zhvillohet në Rumani, me datën 7 gusht, kurse ndeshja kthyese, do të zhvillohet në Prishtinë, një javë më pas.

/GazetaBlic Sport/