Sporti

Drejtori ekzekutiv i Bayernit: Luis Diaz do ta pasurojë Bundesligën

07/30/2025 15:30
nga:L J

Drejtori ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen, ka komentuar transferimin e Luis Diaz nga Liverpooli.

“Me Luis Diaz, kemi arritur të nënshkruajmë me një nga anësorët e majtë më të mirë të Premier Ligës. Ai është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme që ka fituar tituj me çdo klub për të cilin ka luajtur.”

“Si ekip, ne arritëm ta kryenim këtë transferim në një mënyrë të fokusuar dhe të bashkuar. Ne mezi presim një lojtar shumë të aftë i cili do t’i japë ekipit tonë një shtysë të konsiderueshme dhe gjithashtu do ta pasurojë Bundesligën.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë Liverpoolin për negociatat e ndershme dhe serioze të zhvilluara gjatë gjithë procesit”, tha Dreesen.

Kujtojmë se Diaz u prezantua sot si lojtar i Bayernit, pas transferimit 75 milionësh nga Liverpooli.

/GazetaBlic Sport