Ish-mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe do ta fitojë një ditë Topin e Artë.
Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Verratti shprehu besim në të ardhmen e Mbappes, duke deklaruar: “Herët a vonë, ai do ta fitojë Topin e Artë”.
Në sezonin e tij të parë te Real Madridi, Mbappe shënoi 31 gola në ligë duke fituar Këpucën e Artë Evropiane.
Ai e arriti këtë me një dopietë në ndeshjen e fundit të Real Madridit në La Liga kundër Real Sociedad, duke fituar gjithashtu Trofeun Pichichi si golashënuesi më i mirë i La Ligas.
/GazetaBlic Sport


