Viktor Gyokeres ka filluar të thyejë rekorde për Arsenalin, pavarësisht se ende nuk ka debutuar për “Topçinjtë”.
Suedezi ka thyer rekordin e mëparshëm për më shumë fanella të shitura të nje lojtari të ri, raportoi The Athletic.
Interesi për fanellën e suedezit, i cili do të mbajë numrin 14 te Arsenali, është kolosal, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh se tifozët e “Topçinjve” kanë pritur që klubi të transferoj një qendërsulmues të klasit botëror për një kohë të gjatë.
Gyokeres mbërriti në Emirates për 63.5 milionë euro dhe menjëherë u nis për në Azi për t’u bashkuar me turneun parasezonal të londinezëve.
Kërkesa për fanellën e Gyokeres ishte aq e lartë sa faqja e internetit e Arsenalit u bllokua përkohësisht. Shitjet e fanellave të Viktor Gyokeres kanë thyer rekordin e klubit dhe kanë tejkaluar çdo lojtar në historinë e Arsenalit.
/GazetaBlic Sport


