Sulmuesi Rey Manaj nuk është më lojtari i Sivasspor.
Njoftimi ka ardhur nga vetë protagonisti në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe destinacionin e ri. Bëhet fjalë për ekipin e Sharjah FC. Për këtë kalim ishte folur shumë ditët e fundit, ndërsa vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.
Manaj ka firmosur kontratë 2 vjeçare, ndërsa ende nuk janë zbardhur detajet financiare të këtij transferimi apo rroga e futbollistit të lindur në Lushnje. Rënia nga Superliga turke bëri që bomberi 28-vjeçar të shikonte për të tjera skuadra në merkato.


