Mbrojtësi i Milanit, Matteo Gabbia, foli me La Gazzetta dello Sport rreth kampit stërvitor të kuqezinjve. Ai foli gjithashtu për qëllimet e tij.
Gabbia thotë se do të bëjnë gjithçka që “Rossonerët” të kthehen në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.
“Çfarë do të bëj në netët e Ligës së Kampionëve? Nuk kam menduar për këtë. Ndoshta do të shikoj disa ndeshje, por zhgënjimi i mospjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve do të mbetet. Një ndjenjë që do të transformohet në një dëshirë për ta arritur atë përsëri.”
“Duke pasur parasysh historinë, Milani nuk e meriton të jetë jashtë Ligës së Kampionëve. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rikthyer: ky është objektivi ynë kryesor për sezonin”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


