*Testi PAP i njohur edhe si Pap test është një ekzaminim i thjeshtë dhe i shpejtë që kontrollon qelizat në qafën e mitrës për të zbuluar ndryshime të mundshme.
*Këto ndryshime mund të çojnë në kancer të qafës së mitrës, prandaj kontrollat e vazhdueshme dhe Pap testi janë forma më e mirë për të pasur pasqyre të shëndetit të gruas.
*Testi kryhet gjatë vizitës gjinekologjike dhe zgjat vetëm disa minuta.
*Mjeku përdor një spekulum për të parë brendësinë e vaginës dhe qafën e mitrës, merr një mostër të lehtë qelizash nga qafa e mitrës me ndihmën e mjeteve të duhura.
*Pastaj kjo mostër dërgohet në laborator për analizë, prej nga vijnë të gjeturat që i diskutoni me mjekun tuaj gjinekolog.
*Ajo që është me rëndësi të thuhet është që ekzaminimet e rregullta gjinekologjike ofrojnë mundësi të mira për parandalimin e zhvillimit të kancerit, sepse me kontrollat e vazhdueshme dhe testet u mundësohet mjekëve që të bëjnë zbulimin dhe largimin e indeve parakanceroze.
*Në spitalin ‘’Fati Im’’ ju mirëpresin mjekët e dëshmuar gjinekologë.
SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!


