Sporti

Nuk po ka minuta hiç, Cluj pritet të ndërprejë kontratën e Drilonit Islamit

07/28/2025 14:59
nga:Lorik J

Një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkato ishte kalimi i Drilon Islamit nga Prishtina tek Cluj.

Megjithatë, asgjë nuk shkoi mirë për futbollistin kosovar tek klubi rumun.

Trajneri Dan Petrescu nuk llogariti hiç tek shërbimet e mesfushorit dhe nuk e ka grumbulluar në asnjë ndeshje zyrtare me klubin, duke treguar qartazi se nuk e ka në planet e tij.

E siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Cluj po mendon seriozisht të shkëpusë kontratën me futbollistin, duke e liruar atë në ditët e ardhshme.

Mbetet të shihet se cila do jetë e ardhmja e mesfushorit kosovar.

/GazetaBlic Sport