Sporti

Shpëtim Duro: Jam takuar me Malishevën, ishin shumë korrekt, por s’mund të shkojë për arsye familjare

07/28/2025 12:14
nga:Lorik J

Malisheva ka mbetur pa trajner pas ndeshjeve në Europë, pasi Bekim Isufi dhe stafi i tij teknik janë larguar me pajtim të dyanshëm.

Momentalisht, FC Malisheva po punon për trajnerin e ri dhe një nga emrat e përmendur është strategu, Shpëtim Duro.

Në një prononcim për mediumin tonë, Duro e konfirmoi se ka pasur bisedime me Malishevën, megjithatë për arsye familjare ai nuk mund t’i bashkohet klubit kosovar momentalisht.

“Jemi takuar para dy ditësh në Tiranë me kryetarin dhe drejtorin. Takimi ishte shumë korrekt me ta, dëshira është e madhe nga ta, por dhe nga unë, sepse skuadra më pelqen”, tha fillimisht Shpëtim Duro për ‘GazetaBlic Sport’.

Duro potencoi se e pëlqen shumë skuadrën dhe se ka shumë respekt për ta, megjithëse situata e tij momentale nuk e lejon atë të levizë.

“Momentalisht për arsye familjare nuk mund të largohem, ia kam dhënë përgjigjen klubit. Malisheva ka gjithë respektin tim, por edhe e kanë të qartë situatën time”, përfundoi trajneri.

/GazetaBlic Sport