Arianit Koci, avokat, ka shprehur dyshimet e tij se Gjykata Kushtetuese nuk do të ofrojë një zgjidhje më 8 gusht, kur përfundon masa e përkohshme, raporton GazetaBlic.
Ai thekson se partitë politike nuk janë të interesuara për një zgjidhje, por për kohë, dhe se Gjykata Kushtetuese, e cila është e ndikuar nga partitë në përzgjedhjen e gjyqtarëve, nuk ka as kapacitetin dhe as vullnetin për të zgjidhur këtë problem.
Koci e përfundon mesazhin duke thënë se, përderisa shteti po rrënohet, heshtja është bashkëpjesëmarrje në këtë rrënim.


