Sporti

Mastantuono arrin në Madrid këtë javë, gati për aventurën tek Real Madridi

07/28/2025 09:30
nga:Lorik J

Gazetari Uriel Lugt raporton se futbollisti argjentinas Franco Mastantuono do të udhëtojë për në Spanjë në fundjavë për të filluar kapitullin e tij të shumëpritur me Real Madridin.

17-vjeçari mund të zbarkojë në Madrid që të premten, më 1 gusht, ose gjatë fundjavës.

Duhet theksuar se transferimi i Mastantuonos u bë zyrtar në qershor kur Real Madridi aktivizoi klauzolën e tij të lirimit prej 63.2 milionë eurosh te River Plate, duke e bërë atë shitjen më të shtrenjtë në historinë e klubit argjentinas.

Kontrata gjashtëvjeçare që ai nënshkroi do të hyjë në fuqi më 14 gusht 2025, që përkon me ditëlindjen e tij të 18-të.

/GazetaBlic Sport