Lajme

OEK mban sot konferencë për media

07/28/2025 09:25
nga:Genita C

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për media me fillim nga ora 12:00.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, gjatë kësaj konference, do të flasë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të sektorit të biznesit.

Konferenca ka të bëjë me çështjen e tregut të lirë të energjisë elektrike dhe shqetësimet e komunitetit të biznesit.