Lajme

Pamje dramatike nga zjarri në fshatin Lubizhdë, qytetarët përpiqen të shpëtojnë lopët nga flakët

07/26/2025 16:33
nga:Y I

Zjarri që ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka djegur edhe një prej stallave të një banori.

Banorët e fshatit në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen duke bërë përpjekje të shpëtojnë lopët të cilat kanë qenë brenda.

Nuk dihet ende dëmi i shkaktuar tek numri i bagëtive që kanë qenë brenda, derisa disa prej lopëve që kanë arritur të dalin jashtë shihen në gjendje të rëndë.