Lajme

Operacion i madh i SPAK-ut kundër drogës, lëshohen 7 urdhërarreste

07/25/2025 21:53
nga:Y I

SPAK ka zhvilluar një operacion kundër disa personave të dyshuar si të pëfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Evropë.

Me kërkesë të SPAK, gjykata ka lëshuar 7 urdhërarreste, shkruan A2CNN.

Dy prej tyre janë për Plarent Dervishajn, akutalisht i arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe për Erion Alibej, i penduar i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”.

Për llogari të operacionit janë ekzekutuar edhe 4 masa të tjera, ndërsa një person është shpallur në kërkim