Shkodranët treguan se kërkonin me çdo kusht një fitore përballë publikut të shumtë që kishte mbushur shkallët e stadiumit, por pas një starti të vrullshëm, ata u goditën shpejt nga një gjuajtje me kokë e Gunarson që i dha avantazhin Vikingur. Ky i fundit krijoi edhe raste të tjera përballë Jukajt, por pa gjetur përsëri portën shkodrane në pjesën e parë.
Lëvizjet e Martinit në fraksionin e dytë të lojës bënë punë, edhe pse fillimisht ishin miqtë të cilët rrezikuan përsëri. Bajrami gjeti barazimin pas një goditje këndi e më pas ishte Mala i cili me një gjuajtje të devijuar përmbysi plotësisht rezultatin në favor të shkodranëve.
Kuqeblutë ia dolën të administronin rezultatin dhe të merrnin një fitore (2:1) që i jep shpresë për kalimin në turin tjetër të këtij kompeticioni.
/panoramasport


