Juventusi ka përfunduar transferimin e mbrojtësit portugez Joao Mario nga Porto. Klubi italian njoftoi se mbrojtësi 25-vjeçar ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2030.
“Joao Mario tani është zyrtarisht lojtar i Juventusit! Mirë se vini!”, shkruan Bianconerët në rrjetet sociale.
Nga ana e saj, Porto konfirmoi kushtet e marrëveshjes – tarifa e transferimit arrin në 12 milionë euro dhe është rënë dakord edhe për një pjesë prej 10% të çdo fitimi të ardhshëm nga shitja e ardhshme e lojtarit.
/GazetaBlic Sport


