Sporti

Epike: Mendoi se kishte shënuar gol, Neymar bëri festë të ‘çmendur’

07/24/2025 10:08
nga:Mergim Rreci

Ekipi i Santos, humbi 1:2 ndaj Internacionalit në xhiron e 16-të të kampionatit brazilian.

Neymar ka shënuar vetëm një gol në ndeshje zyrtare për klubin këtë sezon, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndoshta kjo është arsyeja pse ai u përfshi në një festë të çmendur pasi mendoi se kishte shënuar kundër Internacionalit. Neymar goditi një volej të shkëlqyer, por gjuajtja e tij u devijua në shtyllë nga portieri i Internacionalit, Sergio Rochet.

Sulmuesi brazilian ishte i bindur se topi kishte shkuar në portë dhe filloi të festonte. Në delirin e tij, ai madje goditi flamurin e korrnerit dhe e shkatërroi atë.

Kur u kthye për të përqafuar shokët e ekipit, nuk kishte askënd aty. Topi ishte tashmë në fushën e Santos.

/GazetaBlic Sport/