Sporti

Chelsea bën një lëvizje për transferimin e reprezentuesit holandez, Jorrel Hatto

07/24/2025 08:59
nga:Mergim Rreci

Chelsea është në bisedime me Ajax-in për një transferim të mundshëm të mbrojtësit Jorrel Hatto.

Reprezentuesi holandez luan si mbrojtës i majtë dhe ka bërë 111 paraqitje në të gjitha garat për Ajax. Ai u bashkua me akademinë e klubit të Amsterdamit nga Sparta Rotterdam në vitin 2018 dhe u bë pjesë e ekipit të parë në janar të vitit 2023.

Hatto tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me “Blutë” e Londrës dhe i ka kërkuar Ajaxit të largohet.

Sipas Romanos, negociatat po përparojnë, me Chelsean e gatshme të paguajë rreth 40 milionë euro për mbrojtësin e talentuar.

/GazetaBlic Sport/