Sporti

Interesim serioz nga disa skuadra për Diart Gecin, sulmuesin që u largua nga Drenica

07/22/2025 14:29
nga:Mergim Rreci

Diart Geci është në mesin e futbollistëve që janë larguar nga skuadra e Drenicës.

Sulmuesi 22 vjeçar ishte pjesë e skuadrës që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Geci tashmë ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe është gati për një aventurë të re. Ka disa ekipe që kanë shprehur interesim serioz për shërbimet e tij.

Duhet cekur që përveç tipareve të mira sulmuese që ka, ai e ndihmon skuadrën edhe në aspektin organizativ të lojës. Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e tij e re, në të cilën synon të dëshmojë talentin që ka.

/GazetaBlic Sport/