Fundi i afatit prej 30-ditësh i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit po afrohet teksa vendi ende ka mbetur në një ngërç politik, raporton GazetaBlic.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se edhe pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka obliguar Kuvendin të konstituhet brenda 30 ditëve, i njejti vendim nuk ka paraparë pasoja juridike në rast se kjo nuk rast të moszbatimit të tij në praktikë
“Edhe përkundër faktit se vendimi i gjykatës ka obliguar Kuvendin të konstituoet brenda 30 ditëve, i njejti vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk ka paraparë pasoja juridike në rast se kjo nuk zbatohet në praktikë”, tha ai.
Miftaraj thotë se në një shoqëri normale deputetët e Kuvendit do duhej të gjenin një zgjidhje për të përfaqësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, përgjegjësia më e madhe në këtë drejtim i bie Lëvizjes Vetëvendosje, si partia që e ka në dorë zgjidhjen e kësaj situate nëse do të kishte vullnet politik.
“Në një shoqëri normale deputetet e Kuvendit dhe partitë politike sipas fuqisë që përfaqësojnë në Kuvend do të duhej që të gjenin zgjidhje për të zbatuar vendimin e GJK, ku pa dyshim përgjegjësia më e madhe I bjen LVV si parti që e ka zgjidhjen në dorë nëse do kishte vullnet politik”, përfundoi ai për GazetaBlic.


