Victor Froholdt është afër largimit nga FC Copenhagen.
Mesfushori 19-vjeçar thuhet se është pranë një transferimi të madh te FC Porto, dhe mes shumë raportimeve, tani është e qartë se ai nuk do të jetë në fushë nesër ndaj FC Dritës, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi ka konfirmuar se Froholdt nuk është i disponueshëm për ndeshjen kundër klubit kampion të Kosovës.
Copenhaga konfirmoi më herët të hënën se janë në negociata me një klub portugez për shitjen e mesfushorit të ri.
Ndeshja midis Copenhagës dhe FC Drita fillon në orën 19:00 të martën në mbrëmje.
/GazetaBlic Sport


