Sporti

Diant Ramaj mund të huazohet tek klubi i Bundesligës?

07/20/2025 16:37
nga:Lorik J

Klubi gjerman, Heidenheim po përpiqet të nënshkruajë me portierin shqiptar, Diant Ramaj në formë huazimi.

Sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, bisedime të avancuara midis Heidenheim dhe Ramaj kanë ndodhur. Më shumë klube janë të interesuara për të, por Ramaj është shumë i hapur për një rikthim tek Heidenheim.

Ish klubi tashmë është në bisedime konkrete me Borussia Dortmund. Tani gjithçka varet kryesisht nga Dortmundi, nëse do ta lirojë apo jo portierin.

/GazetaBlic Sport