Sporti

Bellew: Dubois do ta rrëzojë Usyk-in, por që ukrainasi do ta fitojë meçin më pas

07/19/2025 22:11
nga:Mergim Rreci

Tony Bellew e di më shumë se kushdo tjetër se si është të përballesh me Oleksandr Usyk, pasi kishte humbur me nokaut ndaj ukrainasit në vitin 2018.

Usyk dhe Dubois takohen për herë të dytë pasi Usyk fitoi me KO në ndeshjen e tyre në gusht 2023. Dubois ka fituar shumë vetëbesim dhe beson se ka fuqinë të jetë njeriu i parë që do ta ndalë kampionin e padiskutueshëm.

Duke folur para meçit, Bellew përdori përvojën e tij në ndeshjen kundër ukrainasit të madh për të bërë një parashikim specifik, duke besuar se armiku i tij i vjetër do të duhet të kalojë nëpër vështirësi të mëdha, përfshirë një rrëzim, përpara se të marrë përsipër dhe ta përfundojë ndeshjen.

“Edhe pse Danieli po ngjitet në majë të një dallge të madhe dhe është në formën më të mirë të karrierës së tij me fitore ndaj Anthony Joshua, Filip Hrgovic, Jarrell Miller, të gjitha radhazi, unë prapë mendoj se ai do të humbasë ndaj Oleksandr Usyk. Mendoj se Usyk do ta përballojë këtë dhe do të fitojë.”

“Mendoj se do të jetë një fillim pak i vështirë, Daniel Dubois do të dalë sikur shtëpia të jetë në flakë. Madje mendoj se ai mund të jetë personi i parë që do ta rrëzojë ndonjëherë Oleksandr Usyk. Besimi i tij është kaq i lartë. Mund ta godasë vërtet, por pastaj besoj se Oleksandr do të përdorë zgjuarsinë e tij në ring, njohuritë e tij, këmbët dhe trurin e tij, dhe mendoj se do ta kapërcejë Daniel Dubois dhe do ta nokautojë atë midis raundeve 8 dhe 12”, përfundoi Bellew.

/GazetaBlic Sport/