Sporti

Courtois dhe Real Madridi bien dakord për kontratën e re

07/19/2025 16:51
nga:Mergim Rreci

Thibaut Courtois dhe Real Madrid kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën, shkruan “Marca”.

Kontrata aktuale e lojtarit belg me Realin vlen deri më 30 qershor 2026, dhe marrëveshja e re ka edhe 12 muaj shtesë, pa klauzola që lidhen me një numër të caktuar ndeshjesh ose një opsion për një vit shtesë.

Marrëveshja është arritur tashmë, dhe e vetmja gjë që mbetet është një njoftim zyrtar nga Los Blancos. Veterani do të fillojë stërvitjen për sezonin e ri më 4 gusht. Courtois mbërriti në Santiago Bernabeu nga Chelsea në vitin 2018.

Courtois mbetet titullari i padiskutueshëm për Real Madridin, siç la të kuptohej Xabi Alonso gjatë Kupës së Botës për Klube.

/GazetaBlic Sport/