Lajme

21 vjeçari me veturë me targa të huaja lëviz 144 km/h në një rrugë në Shtime ku kufizimi ishte 60km/h, e zë Policia

07/19/2025 16:24
nga:Sh R

Më datë 18.07.2025, rreth orës 18:00 njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në Shtime, ka ndaluar një veturë Golf me targa të huaja për kundërvajtje trafiku.

Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi Q.Rr. (21 vjeç) po drejtonte automjetin Golf me shpejtësi prej 144 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 300 € dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.