Lajme

Haradinaj kritikon sjelljen e Deharit: Po sillet në mënyrë të çuditshme, po tenton ta ndalë fjalën e deputetëve!

07/19/2025 11:23
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër sjelljen e udhëheqësit të seancës konstituive, Avni Dehari.

Haradinaj e ka quajtur të çuditshme dhe të papranueshme mënyrën se si ai po e menaxhon seancën plenare.

“Na ftohemi çdo 48 orë, sjellja e Deharit është e çuditshme, nuk e kuptojmë se në çfarë logjike sillet ashtu. Ajo panika e tij që me ja ndal fjalën deputetëve se po bëhet nami që një deputet po e shtojka një fjalë në foltore është e turpshme” tha Haradinaj.