Lajme

Koci: Jemi në situatën ku një parti me tre deputetë, Nisma e Limajt kërkon kryekuvendarin, a është kjo demokraci?

07/19/2025 09:42
nga:Y I

Avokati, Arianit Koci, i cili ka protestuar disa herë para Kuvendit në lidhje me ngërçin intitucional ka reaguar sërish në lidhje me gjendjen e krijuar.

Koci tha se nuk po proteston vetëm që Kuvendi të formohet, por edhe që shteti të funksionojë në mënyrë normale pa u shtrembëruar vullneti i votuesve.

Ai tha se ‘sot jemi në situatën ku një parti me vetëm tre deputetë, Nisma e Fatmir Limës, po kërkon postin e Kryeparlamentarit’

“E njejta, nuk do ta kishte kaluar as pragun zgjedhor pa koalicionin me AAK-në.A është kjo demokraci?Në anën tjetër, edhe nëse sigurohen 61 vota, një koalicion kaq i brishtë nuk mund të qeverisë me stabilitet. Secili deputet bëhet faktor bllokues, çdo vendim i madh kthehet në krizë dhe Kuvendi mbetet arenë llogarish e interesash – e jo tempulli i vendimarrjes për interesat e popullit” shkruan Koci raporton “Gazeta Blic”.

Koci njoftoi se të hëhen e vazhdon serish protestën para Kuvendit.

‘Shteti nuk mund të mbahet peng nga manovrat dhe interesat e individëve’ shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Nuk po protestoj vetëm që Kuvendi të formohet, por edhe që shteti të funksionojë në mënyrë normale.

Pa u shtrembëruar vullneti i votuesve.

Sot jemi në situatën ku një parti me vetëm tre deputetë, Nisma e Fatmir Limës, po kërkon postin e Kryeparlamentarit.

E njejta, nuk do ta kishte kaluar as pragun zgjedhor pa koalicionin me AAK-në.

A është kjo demokraci?

Në anën tjetër, edhe nëse sigurohen 61 vota, një koalicion kaq i brishtë nuk mund të qeverisë me stabilitet.

Secili deputet bëhet faktor bllokues, çdo vendim i madh kthehet në krizë dhe Kuvendi mbetet arenë llogarish e interesash – e jo tempulli i vendimarrjes për interesat e popullit.

Prandaj, të hënën, në ora 11:00, e vazhdoj protestën. Shteti nuk mund të mbahet peng nga manovrat dhe interesat e individëve.

Duam Kuvend normal. Duam shtet normal!

Duam jetë normale.