Sporti

Ballkani e mëson kundërshtarin për raundin e dytë kualifikues në Conference League

07/17/2025 21:03
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin për raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Në këtë raund garash, nënkampioni i Kosovës do të përballet me Floriana, skuadër kjo nga Malta, shkruan GazetaBlic Sport.

Këto ndeshje do të zhvillohen më 24 korrik dhe 31 korrik, me ndeshjen e parë që luhet në Prishtinë.

/GazetaBlic Sport/