Lajme

Vendimi i Speciales, Haradinaj: Si gjithmonë i padrejtë – Sjellje të paskrupullta ndaj të akuzuarve, publikut dhe gjithë popullit!

07/16/2025 17:38
nga:Sh R

Ish-nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, është deklaruar pasi që Gjykata Speciale në Hagë rrëzoi mocionin e përbashkët të avokatëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i hequr nga aktakuza disa pjesë, përfshirë incidente që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.

Haradinaj në një prononcim për GazetaBlic, tha se si çdo herë edhe ky vendim është i padrejtë.

Ai e ka cilësuar të paskrupujt sjelljen e saj, jo vetëm ndaj të akuzuarve, por edhe ndaj opinionit publik dhe popullit në përgjithësi.

“Si çdo herë te pa drejtë aspak argumentative dhe te pa skrupullt ne kuptimin e sjelljes jo vetëm me të akuzuarit por edhe me publikun dhe ne si popull!”, tha Haraadinaj për GazetaBlic.