Sporti

Ballkani dhe Gjilani luajnë sot ndeshje miqësore në Hajvali

07/15/2025 10:36
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit takohet sot me Gjilanin në Hajvali.

Ballkani e Gjilani ballafaqohen sot me fillim nga ora 18:00, në kompleksin në Hajvali, në kuadër të ndeshjeve miqësore, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy klubet kanë konfirmuar ndeshjet miqësore, teksa po bëhen gati për fillimin e edicionit të ri të futbollit vendor.

Ballkani poashtu po përgatitet për ndeshjet e Europës, pasi garat i fillon nga raundi i dytë kualifikues i Conference League.

/GazetaBlic Sport